Pak ditë më parë, në rrjetet e tij sociale Eksperti Autoteknik i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha shkruante “Sot shpëtova nga një aksident kur po kaloja tek vijat e bardha, i bëra shenjë me dorë drejtuesit të automjetit, por ai nuk ndaloi, vrapova dhe u hodha në trotuar. Shoferi frenoi fort gomat e tij dhe pjesa e parë e automjetit ndaloi në vijat e bardha. Pasi komunikova me drejtuesin e automjetit dhe i thashë se më rrezikove jetën, ai më tha" A'TË PREKAAA?"
Duke marrë shkas nga kjo situatë, por jo vetëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin Hoxha në lidhje me disa nga problematikat në vend lidhur me vijat e bardha dhe semaforët, burime për aksidente rrugore.