Agalliu: PD të plotësojë vakancat! Nuk duam individ me të shkuar të errët, Berisha fatkeqësia e jona, të reflektojë e të lërë demokratët të bëjnë zgjedhje

3 Qershor 2023, 18:53

Deputeti i PD, Arbi Agalliu insiston se PD duhet të bëjë gjithçka për të plotësuar vakancat që i mungojnë, atë të liderit të demokratëve dhe kryetarit të grupit parlamentar. Në një intervistë për Report Tv thotë se PD nuk i duhet një kryetar me të shkuar të errët duke nënkuptuar kështu Sali Berishën.