‘Ai më përdhunonte, kur nëna ikte në punë’/Shokon vajza e abuzuar prej dy vitesh nga njerku i saj

11 Prill 2021, 10:06

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Kjo ngjarje tronditëse u zbulua, pak kohë, pasi Katerina dëboi nga banesa për shkak të dhunës, ish-bashkëjetuesin. Largimi i 49-vjeçarit nga shtëpia bëri që 31-vjecarja të ’çelë gojën’ duke i rrëfyer nënës, që nga veprimet e pahijshme e deri në detyrimin me dhunë për të kryer marrëdhënie seksuale. Pas 7 muajsh njohje ne vendosëm të bashkëjetonim.Punoja pastruese në një rrobaqepësi, sepse bashkëjetuesi më kërkonte të punoja gjithë kohës. Ai ishte i papunë, ndërsa rrinte nëpër locale duke konsumuar alkool. Vajza rrinte në shtëpi vetëm me Ardian Qershinë, 49 vjeç. Të vërtetën e zbulova pasi ra tërmeti i nëntorit. Ne ndërruam banesë, sepse vajza kishte frikë. Bashkëjetuesi ka abuzuar me vajzën që kur fillova punë, por unë nuk e dija. Nuk më shkonte mendja fare’ nis rrëfimin e saj tronditës 55-vjeçarja. Katerina Kamberi tregon si mësoi abuzimin ndaj të bijës, ndërsa i rëndë është edhe rrëfimi i 31-vjeçares, e cila mundohet të japë detaje, që e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e saj psikologjike. E vetmja pyejtje që ajo bën është: A do ta fusni në burg Ardian Qershinë? S.K, vajza e abuzuar: Më fërkonte shumë, unë nuk dija gjë. Odeta Dume: Pse nuk ia tregove nënës tënde të vertetën? S.K, vajza e abuzuar: Nuk dija gjë. Nëna ishte në punë. A do ta fusni në burg Ardian Qershinë ? Ai mi hapte këmbët dhe më… Odeta Dume: Znj. Kamberi, ju nuk kuptuat asgjë, vetëm vajza iu tregoi ? Cfarë ndodhi më pas? Nëna e të abuzuarës: Ne kërkuam shtëpi me qira. I dërgoi motra lekë dhe morëm një shtëpi te Këneta në Durrës. Aty filluan konfliktet mes nesh. Para tërmetit nuk i kushtoja shumë rëndësi, pasi nuk e njihja shumë bashkëjetuesin. Akoma nuk ishim ambjentuar me njëri-tjetrin. Nuk më shkonte mendja te vajza. Para se të nisja bashkëjetesën me të, i tregova për fëmijën. S.K, e abuzuara: më puthte këtu (prek buzën), më prekte, qan… Nëna e të abuzuarës: Është shumë e rëndë mami, nuk fliten ato fjalë.