Aksidenti që shoi familjen Gushi, gjendet ditari i Anastasias së vogël: Për pak ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur

29 Qershor 2021, 20:58

Në një bllok të vogël ngjyrë rozë, Anastasia, vajza e madhe e familjes Gushi, që u shua tragjikisht në aksident, ka mbajtur një ditar ku ka shënuar momente pikante nga jeta e saj. Ditarin e quan “Junakuk”, teksa i tregon atij se sa e lumtur është që do shkonte në Shqipëri te nëna, gjyshi dhe tezja. Kjo copëz e ditarit u lexua sot në shesh, në homazhet e mbajtura.

“Sapo filloi behari, dhe për një muaj do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtën se di. Babi do na blejë shumë gjëra, tabletë të dyjave. Bëj shaka. Dua shumë të vete, por dua dhe të marr tabletin,  se s’bëj mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do iki në punë”, thuhet në një pjesë të rrëfimit në ditarin e Anastasias. Më tej vajza shkruan: ‘Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të vajtur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur. Jam e lumtur. Ti ke thënë që të jem e lumtur dhe do jem shumë e lumtur. ‘Junakuk’ dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë. Të jap llafin… është ora 23:06 minuta mami iku në spital, babit i kishte rënë të fikët. Kunakuk erdhi babi, bëri një gjilpër, por i dhemb mesit, pas 3 ditësh do shkojmë në Shqipëri, jam shumë e lumtur që babi është mirë.”, thuhet në një pjesë të rrëfimit të 9-vjeçares.

  •  

    No videos found.