Çfarë shkruanin gazetat më 14 nëntor 1995/ Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi arratiset në SHBA:Iki prej së keqes që më është vërsulur

14 Nëntor, 09:48 | Përditesimi: 14 Nëntor, 14:21

Largimi apo “arratisja” për në SHBA e Zef Brozit, ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit ishte lajmi kryesor në shtypin e shkruar të datës 14 nëntor të vitit 1995. Zef Brozi ishte shkarkuar nga detyra nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe presionet e shtetit ndaj tij ishin shtuar. Policia i kishte bërë kontroll në banesë dhe ai vet kishte deklaruar se “shteti po kurdis diçka ndaj meje” derisa kishte vendosur të largohej së bashku me bashkëshorten për në SHBA. Gazeta Koha Jonë shkruan në faqen e parë: “ Zef Brozi “arratiset” në SHBA ndërsa Gazeta Shqiptare ka si titull: “ Brozi merr arratinë për SHBA”. Edhe ZP këtë ngjarje e pasqyron si zhvillim kryesor ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike nuk shkruhej asnjë fjalë. 
 

K.Ta/Shqiptarja.com