Aktorja e humorit Renada Caci: Kujdesi, e vetmja armë me të cilën mund të mposhtim virusin vrasës

30 Mars 2020, 10:48 | Përditesimi i fundit: 2020-03-30 10:49:06

Aktorja e humorit Renada Caci ka bërë thirrje që të tregojmë sa më shumë kujdes, pasi është e vetmja armë që kemi në dorë për të mposhtur këtë virus që po merr jetë njerëzish.

Në një video mesazh në emisionin "Rreze Dielli" ajo bën thirrje që te gjithë te ndërgjegjësohen dhe të qëndrojnë në shtëpi, sidomos kategoria më e rrezikuar nga koronavirus, të moshuarit