Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me patëllxhanë pa petë në furrë / Sallatë e ftohtë me shtrat gaspaço / Petulla puf / Kastraveca me gjizë.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Korrik. Sipas astrologut Pulla është muaji më i mirë, më strategjik, është muaji i investimeve të mëdha. Kemi shumë ndryshime dhe vendime të rëndësishme që do të marrim. Kjo javë është e suksesshme dhe e favorshme në punë dhe në firmosjen e kontratave si dhe në mbyllje të dokumentacioneve. Ndërsa në fushën shpirtërore, pak kujdes, pasi është një periudhë grindje! Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?