Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kungull dhe spinaq/ Bishtaja me mish të grirë/ Kaçamak në furrë.
Një formë e re e ‘lypjes’ është ajo online, live në TikTok, nëpërmjet sfidave e videove live vetëm duke biseduar ose thjesht kërkuar ndihmë dhe shikuesit që ndjekin live mund të dërgojnë të ashtuquajturat "gift-e", pra dhurata. Një lule e dërguar, një pako, avion, të gjitha virtuale shndërrohen në para më pas… 'Fiksimi' me dhuratat në TikTok, ja si po 'çmenden' të rinjtë duke krijuar varësi, dhunë e urrejtje me njëri tjetrin. Pse nuk po e mbyllin këtë aplikacion? Flasim ne studion e Rreze Dielli me psikologen Bona Miekley dhe Helena Halilaj, Pedagoge e shkencave të komunikimit.
Në këtë bisedë me nutricionistin Altin Joka shpjegojmë pse është me të vërtetë e rëndësishme për shëndetin tonë të shtojmë kripë ose ndonjë burim tjetër mineralesh në ujin tonë të pijshëm. Uji me kripë përveç mineraleve që do t’i shtojë organizmit tonë do të bëjë që të ndihemi më pak të lodhur gjatë verës dhe mos e ndjejmë shumë nxehtësinë. Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë si të ri-mineralizojme ujin shumë lehtë, por kujdes duhet në përzgjedhjen e kripës. Gjithashtu flasim dhe sa ujë duhet të konsumojë një njeri në ditë, përse disa njerëz nuk pijnë ujë mjaftueshëm, çfarë problemesh shëndetësore fshihen si dhe pse nuk duhet të konsumojmë ujë me akull, pasojat dhe efektet negative në organizëm.
Në ditët e sotme larmishmëria në treg e të gjitha produkteve është shumë e madhe dhe ndonjëherë bëhet e vështirë zgjedhja për të marrë produktin më të mirë dhe me vlera më të larta ushqyese. Sot në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike do të ndalemi në përzgjedhjen e kripës më të mirë. Sipas Altin Jokës, cila është kripa që ka në përbërjen e saj kimike më shumë vlera dhe vitamina dhe për rrjedhojë më shumë benefite shëndetësore?