Akullore me boronicë nga zonja Albana

17 Qershor 2022, 12:30

Akullore me boronicë

Përbërësit:

  • 500 gr boronicë
  • 4 pika limon
  • 150 gr sheqer
  • 250 gr kos

Përgatitja:

Boronicat i vendosim në një tas duke i shtuar sheqer dhe limon dhe e lëmë për një orë në frigorifer. Mbas një ore shtojmë në blender boronicat dhe kosin, i rrahim dhe masën që na krijohet e vendosim në një enë alumini. E lëmë në frigorifer për dy orë dhe kemi rezulatin e duhur.