Tavë me mish pule dhe perime
Përbërësit:
- 3 patate
- 2 speca
- 1 karrotë
- 1 kungull
- 2 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 300 gr mish pule
- 60 ml vaj ulliri
- 200 ml ujë
- Kripë sipas shijes
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Rigon (ose erëza sipas dëshirës)
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Qëroni dhe prisni patatet në copa mesatare. Prisni specat, karrotën dhe qepët në feta ose kubikë. Priteni mishin e pulës në copa dhe vendoseni në një tavë pjekjeje. Shtoni të gjitha perimet mbi mish. Shtoni hudhrën e grirë, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe rigonin. Hidhni vajin e ullirit dhe ujin, përziejini lehtë që përbërësit të shpërndahen njëtrajtësisht. Mbulojeni tavën me letër furre të lagur dhe piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 35 minuta. Nëse dëshironi, hiqeni letrën e furrës në fund për ta lënë të marrë pak ngjyrë. Spërkateni me majdanoz të freskët para servirjes.





















