Akullore me kos boronice nga zonja Vjollca

20 Korrik 2020, 10:40

Akullore me kos boronice

Përbërësit:

300 ml pana ëmbëlsire

300 gr kos frutash boronice

Përgatitja:

Fillimisht rrahim panën deri sa të rris volumin dhe në dukje të bëhet si një merengë. Shtojmë pak nga pak lugë lugë kos frutash boronoice dhe e përziejmë me spatula deri sa të na formohet një masë homogjene në kosistencë dhe në ngjyrë e vendosim në një vasketë dhe e lëmë në frigorifer në ngrirje për 4 orë.