Akullore me salmonel, mish me nitrit! Eksperti: Ja si të kuptoni nëse ushqimi që po konsumoni nuk është i freskët

17 Qershor 2022, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2022-06-17 15:06:23

Siguria ushqimore është një ndër temat më të diskutuara së fundmi. Shpesh herë konsumatorët  ndjehen të pasigurtë nga ushqimet që tregtohen nga subjektet e ndryshme në vend. Në një intervistë mbi sigurinë ushqimore sidomos në sezonin e verës, ishte I ftuar në “Rreze Dielli” eksperti i sigurisë ushqimore Sinan Abdylaj, i cili u ndal në një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë ushqimore.