Akullore me shtresë biskote
Përbërësit:
- 500 ml pana
- 400 gr qumësht i kondensuar
- 2 bustina vanilje
- 200 gr çokollatë e zezë
- 300 gr biskota çaji
Përgatitja:
Rrahim panën e ftohtë me rrahës elektrik, shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe i rrahim derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë çokollatën e grirë imët.
Vendosim në një tavë një membranë kuzhine duke lënë shumë pjesë jashtë nga anësoret. Shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskota. E mbulojmë sipërfaqen e sipërme me membranën e kuzhinës dhe e vendosim akulloren me biskota në frigorifer në ngrirje për 4-5 orë.