Akuzat e opozitës për strukturën e re të Kuvendit, Balla: S’mund të konsultoheshim kur nuk ishte mbledhur Kuvendi! Të çojmë para procesin e integrimit

15 Shtator 2025, 14:09 | Përditesimi: 15 Shtator 2025, 14:09

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pas takimit të Niko Peleshit me krerët e grupeve për strukturën e re të Kuvendit. Balla iu përgjigj akuzave të opozitës, duke u thënë se nuk mund të konsultoheshin me ta për strukturën e re, kur ende nuk ishte konstituar Kuvendi, Balla tha për gazetarët se tashmë është e nevojshme një strukturë e re, duke iu referuar ndryshimeve në Komisione, pasi sipas tij ky organizim duhet të reflektojë edhe nevojën për t’iu përqasur marrëveshjes për anëtarësimin në BE

 

I.M/Shqiptarja.com