Alibeaj prezanton Sokol Gugën për Bashkinë Tepelenë, kandidati: Më votoni se përballë kam një të pashkollë që s’bën asgjë

25 Prill 2023, 11:23

Kandidati i PD-së për Tepelenë, Sokol Guga u ka bërë thirrje qytetarëve ta votojnë se përballe ka një njeri që është i pashkolluar dhe se ka bërë punën e tij si duhet.

“Ne jetojmë në një qytet provincial por unë kam shumë qytetarë që më mbështesin. Unë u bëj thirrje të më mbështesin përpara një njeriu të pashkollë që rri në krye e s’bën asgjë. Nga frika e terrori që ushtron ky pushtet, ka tmerruar për copën e bukës qytetarët në Tepelenë. Me votë do të na nderojnë. Të kemi një fushatë të mbarë.”- tha Guga.