Ankimimi i PS për fletën e votimit të 25 prillit, KAS hedh shortin, zgjidhet relatori i çështjes

2 Prill 2021, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2021-04-02 15:08:24

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe relator për ankesën e PS për fletën e votimit të 25 prillit është caktuar anëtari Koli Bele.

Në vijim pritet që KAS të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesën e PS për këtë fletë votimi.

PS e ankimoi këtë vendim pasi kërkon emrat e kandidatëve me numra e jo me emra.

Nga ana tjetër, pavarësisht se nuk e ngriti si pretendim në mbledhjen e kryekomisionerit, PD pritet të ankimojë vendimin, për faktin se fleta e votimit, është e orientuar horizontalisht, dhe jo vertikalisht, sipas modelit paraprak të propozuar nga Celibashi.

Në fletën e miratuar është janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme ku kryekomisioneri Ilirjan Celibash.

Fleta do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit! Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.