Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘ngre peshë’ studion e Rreze Dielli

1 Janar, 12:36

Artistë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ishin në studion e “Rreze Dielli” për të na dhuruar një program të larmishëm festiv, me ritëm dhe këngë tradicionale nga të gjitha trevat. Shijojmë repertore me këngë të bukura tradicionale që padyshim janë pjesë e gëzimeve tona familjare, por gjithashtu një pasuri, një pasaportë e folklorit tonë. Ansambli është interpreti më i mirë dhe më i kultivuar i folklorit tonë, i këtij thesari të mrekullueshëm që ne kemi. Ky ansambël që pasqyron dhe kulturën tradicionale është pasuruar me zëra të rinj interpretues, të cilët nuk janë rastësisht aty, por janë ushqyer dhe rritur me kënget e vjetra shqiptare duke i interpretuar ato mjeshtërisht.