Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petanik me fasule të kuqe / Supë me hikërr dhe perime.
Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut gjatë kësaj jave? Dashuria, karriera, financat dhe marrëdhëniet personale do të jenë në fokus, ndërsa lëvizjet planetare mund të sjellin zhvillime të papritura, mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë kujdes dhe maturi. Cilat shenja do të kenë fatin në anën e tyre dhe cilat duhet të tregohen më të vëmendshme përpara se të marrin vendime të rëndësishme? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, zbulon parashikimet për secilën shenjë të horoskopit, duke na orientuar drejt surprizave, ndryshimeve dhe energjive që pritet të karakterizojnë ditët në vijim.
A ju ka ndodhur të dëgjoni një zhurmë të vazhdueshme në vesh, një fishkëllimë, gumëzhimë apo cicërimë, edhe kur përreth jush mbizotëron heshtja? Për disa njerëz është një shqetësim i përkohshëm, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të vazhdueshëm që ndikon në gjumin, përqendrimin dhe cilësinë e jetës. Ky fenomen njihet si tinitus. Por pse shfaqet? A lidhet me dëmtimin e dëgjimit, stresin, qarkullimin e gjakut apo probleme të tjera shëndetësore? A mund të ndikohet nga ushqyerja dhe mënyra e jetesës? Dhe mbi të gjitha, çfarë mund të bëjmë për ta lehtësuar? Për të kuptuar më gjerësisht rreth shkaqeve, faktorëve ndikues dhe mundësive natyrore për të mbështetur shëndetin e veshëve, flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.




















