Për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, Eva Dori rrëfen emocionet: Ja çfarë zbulova te dhoma e kuqe

13 Nëntor, 13:05 | Përditesimi: 13 Nëntor, 13:05

Shqiptarët e diasporës, edhe pse larg atdheut, ruajnë një lidhje të fortë me vendin e tyre, duke dëshmuar përmes aktiviteteve kulturore, nismave humanitare dhe bashkimit në festa kombëtare se rrënjët dhe identiteti shqiptar mbeten gjithmonë pjesë e jetës së tyre. Në një lidhje skype nga Amerika, gazetarja Eva Dori, ndan disa prej ngjarjeve dhe historive më domethënëse të komunitetit shqiptar në SHBA: emocionet e vizitës në Shtëpinë e Bardhë, 25-vjetorin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, historinë prekëse të një mësueseje në Filadelfia dhe solidaritetin e grave shqiptare në luftën kundër kancerit. Ajo rrëfeu gjithashtu mobilizimin e komunitetit shqiptar për të ndihmuar spitalin e Lushnjës dhe festimet e Nëntorit nga Filadelfia në Nju Jork, duke përcjellë mesazhe humanizmi, solidariteti dhe dashurie për atdheun.

MC/Shqiptarja.com