TIRANE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është përplasur në studion e emisionit Repolitix me deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni lidhur me paketën anti-KÇK dhe kontrollet në resortin "Golden" pas pengmarrjes së Jan Prengës.
Agron Duka: Këta bëjnë një ligj me urgjencë të jashtëzakonshme ndërkohë që kanë pasur gjithë kohën për ta bërë. Në kompleksin kur ndodhi rrëmbimi kanë hyrë dhe kanë dalë politikanë të të gjithë rracave. Merri hapi ato kamerat e sigurisë. Sa eksponentë të PS kanë hyrë atje.
Alket Hyseni: Do gjejnë aletatët e tu Goni. Ne po i arrestojmë, ju thoni pse i arrestoni.
Agron Duka: Ju nuk kapët njeri, ata kapën veten.
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv