Apeli i Kim për kandidatë të ‘pastër’, Bogdani: E kishte më tepër për PS-në, por Rama s’mëson nga gabimet! Gjebrea: Nuk kompleksohemi

5 Shkurt 2021, 22:56 | Përditesimi i fundit: 2021-02-05 22:57:13

TIRANË- Mesazhin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për të mos futur në lista për kandidat për deputet “figura të papastra”, ish-deputeti Gert Bogdani e sheh si një thirrje të drejtpërdrejtë më tepër për PS-në. I ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, tha se nga PD-ja në 8 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë deputet që i është hequr mandati.

“Mesazhi është më shumë për PS, sepse po të marrim 8 vitet e fundit në PD nuk i është hequr askujt mandati. Pavarësisht se njerëzit duhet të nxjerrin mësime nga gabimet, kam përshtypjen se me zotin Rama do kemi këtë përsëritje të gabimeve”, tha Bogdani.

 

Megjithatë nuk është i këtij mendimi, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea. Ajo tha se mesazhe të tilla janë të përhershme nga ambasadorët kur vijnë zgjedhjet. Nga ana tjetër, nisur nga deklarata e Bogdanit, ajo theksoi se PS-ja nuk ndihet “e kompleksuar”.

“Mesazhet nuk janë vetëm për PD-në, është një mesazh i hapur se ambasadorët janë të vëmendshëm në prag të zgjedhjeve. Nuk ndihemi fajtor apo të kompleksuar”, tha Bogdani.

Pak  ditë më parë, Kim përsëriti mesazhin e fortë se liderët e Partive politike duhet të kenë parasysh pritshmëritë e shqiptarëve kur të vendosin për kandidatët që do paraqesin më 25 prill. Rama nuk e kurseu një përgjigja ku tha se “Kush gënjen ka përgjegjësi individuale! S'kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive”. Nisur nga kjo, Kim theksoi se një gjë e tillë s’duhet bërë për ambasadorët, por për vendin.