Arben Pëllumbi për Report Tv: Presidenti del në terren çdo ditë me individë politik! Kjo s'ka kuptim, tregon se po merret me fushatë! Shkelja e masave COVID nga Basha s'i jep avantazh për zgjedhjet

22 Mars 2021, 14:14

Në një intervistë për 'Sot Live në Shqipëria' në Report Tv, Pëllumbi madje bëri një deklaratë të fortë se Meta drekon dhe darkon thuajse çdo ditë me individë politikë në zonën e Saukut dhe për të kjo është e pakuptimtë pasi tregon se ai po merret me fushatën elektorale.Pëllumbi komentoi edhe grumbullimet që krijon kryedemokrati Basha gjatë takimeve me simpatizantët e tij duke thënë se kjo nuk do i sjellë avantazh, përkundrazi do të jetë dëm që i bën vetes dhe njerëzve më të cilët jeton duke u rrezikuar jetën.