Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale

20 Mars 2023, 11:30 | Përditesimi: 20 Mars 2023, 14:50

Përgjegjësi personale e ka quajtur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë.

    KT/Shqiptarja.com