Vetëm pak ditë më parë, në Vietnam, Miss Shqipëria 2022 Drita Ziri, shpallet fituese e "Miss Earth", duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs të madh bukurie në botë. "Miss Earth" është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar 'format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë'. Ziri mposhti 84 konkurente të tjera që konkuruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të "Miss Earth".
Në një lidhje skype nga Vietnami, Bukuroshja shqiptare rrëfen emocionet e titullit historik për Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare të bukurisë, ndërsa Frenki Bozo, Producent Ekzekutiv i Miss Shqipëria dhe Drejtor Nacional i Miss Earth Albania thotë se kjo është arritje historike për Shqipërinë, nisim turet nëpër botë, me temë mbrojtjen e mjedisit.