Arsimi, prioritet i PL, Meta: Vlera e gjithë tarifave që paguajnë studentët sot sa një kilometër e gjysmë rrugë, për qeverinë prioritet janë oligarkët

14 Dhjetor 2022, 21:14

Partia e Lirisë ka mbajtur një konferencë studentore me qëllim që të dëgjojë problemet e të rinjve dhe të vendosi prioritetet që sipas saj, duhet të ketë Shqipëria. Në fjalimin e tij para të rinjve, kreu i PL, Ilir Meta, u shpreh se arsimi është prioriteti i partisë së tij dhe mbi të gjitha zëri i rinisë shqiptare e mendimet e tyre për përmirësimin e vendit.