'Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…', Rama tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar: Më thoshin tradhtar, mosmirënjohës! Mora vetëm 40 vota

21 Mars, 12:28

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë. Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.