Ashure me fruta të thata
Përbërësit:
- 500 gr grurë për hashure
- 1 litër ujë
- 250 gr sheqer
- 3 lgj niseshte
- 1 majë luge kripë
- 100 gr rrush i thatë
- 100 gr bajame
- 100 arra
- 50 lajthi
- 10 gr kanellë
Përgatitja:
Fillimisht shpëlajmë grurin në ujë të rrjedhshëm dhe e hedhim në një tenxhere të ziejë së bashku me rreth 1 litër ujë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim zjarrin dhe e lemë të ziejë ngadalë derisa gruri të jetë zbutur. Në këtë moment i hedhim sheqerin dhe e trazojmë mirë. E lemë të ziejë për rreth 15 minuta. Më pas në një enë hedhim niseshtenë dhe e hollojmë me pak ujë. E shtojmë në tenxheren me grurë, e trazojmë mirë dhe e lëmë të ziejë për disa minuta derisa të trashet lëngu. Në këtë moment ashurja është gati dhe e hedhim në kupa të vogla. E spërkasim me kanellë pluhur e bajame, rrush të thatë, arra ose lajthi të shtypura sipas dëshirës.