Sali Berisha vijoi sot takimet elektorale, ndonëse qeveria kishte shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut. Gjatë takimeve, në nder të Papa Françeskut, PD e Berishës mbajti 1 minutë heshtje, por në fakt nuk treguan aspak respekt për ditën e zisë.
Takimi në degën numër 1 në Tiranë, nuk nisi direkt me një minutë heshtje, por fillimisht me thirrjet e militantëve “Rama ik”, “Rama ik”. Më pas një vajzë e re hapi takimin, duke folur shkurt për vjedhjet dhe patronazhimin e qeverisë Rama. Dhe pas akuzave dhe sharjeve, mbajtën edhe 1 minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.



















