Babai abuzon me mbesën, i biri prek në ‘Pa Gjurmë’:E takova në burg, i thashë nuk të dua

16 Dhjetor 2020, 18:43

Bora Hasanaj (emër i vendosur nga redaksia) është nëna e një djali 10-vjecar nga fshati Funar i Elbasanit, e cila rrëfen historinë e jetës së saj në emisionin ’Pa gjurmë’. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e tyre 7 vite më parë, ndërsa ish-bashkëshorti u akuzua për abuzim seksual me mbesën e tij në Greqi, në vitin 2013. Një lajm tronditës ky, të cilin 30-vjeçarja e mësoi nga ish-vjehrra e saj.