Bakllava me fistik e pa sherbetosur nga zonja Albana

5 Dhjetor, 12:11

Bakllava me fistik e pa sherbetosur

Përbërësit:

  • 1 pako petë për bakllava
  • 175 gr gjalpë
  • 250 gr arra
  • 100 gr biskota të thërrmuara
  • 1 kuti qumësht të kondensuar
  • 100 gr fistik
  • 3 lgj sherbet
  • 1 lç kanellë
  • 1 lç karafıl

Përgatitja:

Në një filxhan të vogël përgatisim pak sherbet ku shtojmë karafilin dhe kanellën pluhur. Grijmë arrat bashkë me fistikët dhe biskotat dhe shtojmë pak sherbet. Kemi tretur gjalpin, lyejmë mirë tavën. Vendosim petët duke i spërkatur mirë me gjalpë. Bëjmë dy shtresa mbushje me arra, fistikë dhe biskota. Gjalpin e mbetur e hedhim në fund mbi bakllavanë pasi e kemi prerë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur.