Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar, super e shpejtë nga zonja Albana

28 Dhjetor 2023, 11:49

Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 120 gr gjalpë
  • 250 gr fistikë
  • 500 ml qumësht i kondesuar

Përgatitja:

Marrim petat dhe i presim në mes në varësi të taves. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë fundin e tavës. Grijmë fistikët, një pjesë imët dhe një pjesë më trashë. Shtrojmë 8 petat e para dhe bëjmë një shtresë me fistikë. Më pas shtrojmë dhe 8 petët e dyta dhe përsëri një shtresë me fistikë. Përfundojmë me shtresën e fundit të petave. Presim bakllavanë, e lyejmë me gjalpë sipërfaqen lart dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi të piqet, siç është e nxehtë i hedhim qumështin e kondensuar.