Bakllava me kadaif dhe arra
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 vezë
- 1 lk kripë
- 1 lk sheqer
- 1 lç uthull
- 1 lç vaj
- 300 ml kos
- 500 gr kadaif
- 300 gr arra
- 200 gr gjalpë i tretur
- Sherbeti:
- 2 gota ujë
- 3 gota sheqer
- 1 lç limontoz
- Vanilje
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e ndajmë në 2 pjesë. Më pas e ndajmë në kulaçka. Hapim petët, në mes shtrojmë kadaifin me arra të cilin e kemi pjekur më parë. Shtrojmë petët e tjera duke i spërkatur me gjalpë. E presim në formën e nuskave dhe e vendosim në pjekje në 200 gradë. Më pas e sherbetosim.