Bakllava në 5 minuta me petë të gatshme, kadaif dhe arra nga zonja Albana

20 Mars, 11:27 | Përditesimi: 20 Mars, 11:27

Bakllava me petë të gatshme, kadaif dhe arra

Përbërësit:

  • 1 pako petë për bakllava
  • 300 gr kadaif
  • 300-400 gr arra të bluara
  • 250–300 gr gjalpë i shkrirë
  • 1 lugë çaji kanellë (opsionale)

Për sherbetin:

  • 1 kg sheqer
  • 800 ml ujë
  • 1 fetë limon
  • 1 lugë çaji vanilje

Përgatitja:

Përgatitim fillimisht sherbetin, pasi duhet të jetë i ftohtë. Ziejmë ujin me sheqerin për 10-12 minuta. Shtojmë limonin dhe vaniljen në fund dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Ndërkohë shkrijmë gjalpin. Ndajmë petët në dy pjesë. Në një tepsi të lyer me gjalpë vendosim petët 1 e nga 1 duke i lyer me gjalpë. Në shtresën e mesit shtrojmë kadaifin pak të hapur me dorë që të mos jetë i ngjeshur dhe sipër shtojmë arrat dhe kanellën. Vendosim pjesën tjetër të petëve sipër, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Në fund hedhim gjithë gjalpin që ka mbetur sipër. E presim bakllavanë në forma rombi ose katrore dhe e vendosim të piqet në furrë në 170–180°C për rreth 1 orë derisa të marrë ngjyrë të artë të thellë. Sapo të dalë nga furra, hedhim sherbetin e ftohtë mbi bakllavanë e nxehtë. E lëmë të pushojë të paktën 6–8 orë minimalisht. 

Këshillat e Albanës:  Mos e ngjesh kadaifin, duhet ajrosur për krokantësi. Gjalpi duhet i bollshëm që petët të bëhen të thërrmueshme. Kontrasti: bakllava e nxehtë + sherbet i ftohtë është çelësi dhe sa më gjatë të pushojë, aq më e mirë bëhet.

MC/Shqiptarja.com