Bakteri i rrezikshëm i stomakut prek 60% të popullsisë, ja ushqimet që e elimonojnë

1 Shkurt 2023, 14:15

Ekziston një ndërveprim sinergjik midis gastritit inflamator të shkaktuar nga H. pylori dhe dietës në mos formimin e kancerit të stomakut. Por a ka një mënyrë për të luftuar H. pylori përmes ushqimeve? Sipas nustricionistit holistik Altin Joka janë një sërë ushqimesh dhe bimësh që vijnë në ndihmë nga fara e zezë, çaji matula, çaji jeshil, hudhrat, fruta perime, probiotikët dhe kruciferët. Sulforafani është një element shumë i rëndësishëm që gjendet në perimet krucifere si: brokoli, lulelakra, lakra, lakra kale, lakra brukseli, mustarda jeshile, radikio... Sipas nutricionistit ju e maksimizoni sulforafanin në brokoli kur e hani atë të papërpunuar.