Balla: Diaspora më votëbesoi për të vijuar me rrugëtimin drejt BE! ‘Këshillë’ kolegëve që kërkuan pamjet e numërimit të votave: T’ia lëmë KQZ të bëjë transparencë

20 Maj, 12:29 | Përditesimi: 20 Maj, 12:29

TIRANË- Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla ka falënderuar të gjithë emigrantët shqiptarë që i besuan votën Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të vijuar me rrugëtimin historik të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në një komunikim për mediat, nga Parku Olimpik ku prej 9 ditësh vijohet me numërim e votave të diasporës, Balla tha se 2 në 3 emigrantë zgjidhën të votojnë PS dhe kjo sipas tij u jep frymëzim për të punuar më shumë.

 

I.M/Shqiptarja.com