Bamje me mish në furrë nga zonja Albana

22 Maj 2023, 12:20

Bamje në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg bamje
  • 800 gr mish
  • 1 limon
  • 1 qepë
  • 3 speca të kuq
  • 3 domate
  • 2 lgj salcë domate
  • 4 thelpinj hudhër
  • 6 gota ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin pasi e kemi prerë në copëza të vogla e kaurdisim në tenxhere me vaj ulliri, shtojmë qepën e grirë imët dhe pak kripë. E lemë mishin të ziejë.

Presim pjesën e sipërme të bamjeve në formë konike, i shpëlajmë me uthull dhe i kaurdisim me vaj duke shtuar hudhrën dhe specat e kuq të prerë në kubikë. Pasi kaurdisen mirë shtojmë salcën e domates dhe domatet e grira. I kalojmë bamjet në tavë, shtojmë ujin si dhe copëzat e mishit. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.