Bardhi i ndërhyri teksa mori fjalën, Peleshi: Jemi në parlament, jo në cirk!

29 Maj 2025, 12:41 | Përditesimi: 29 Maj 2025, 12:41

Teksa kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi mori fjalën në seancën plenare, ndërhyri Gazment Bardhi.  Peleshi iu drejtua Bardhit duke i thënë se “jemi në parlament dhe jo në cirk”.

“Pas një fushate të suksesshme për të gjjithë, mbi të gjitha për vendin e shqiptarët. Jemi në parlament, jo në cirk. Kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës se kemi shumë falenderime për shqipotarët, por nuk është ky momenti. Do të kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca."

r.k./Shqiptarja.com