Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga mediat në Asamblenë e PS! Maxhoranca na përjashtoi nga procesi i integrimit

15 Shtator, 13:40 | Përditesimi: 15 Shtator, 13:40

reu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke folur për mediat pas mbledhjes me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi për strukturën e re të parlamentit, hodhi akuza ndaj maxhorancës. Bardhi tha se ndryshimet për komisionet parlamentare i morën vesh nga mediat në ditën e Asamblesë së PS-së.

Sipas tij, maxhoranca ka shkelur kushtetutën dhe se Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon e Evropë që i heq opozitës drejtimin e Komisionit të Integrimit. Ai argumenton se duke qenë se qeveria e ka shpallur edhe prioritet këtë mandat integrimin, nuk do të duhej që ta shkrinte këtë komision me atë të Jashtmin.

I.M/Shqiptarja.com