Basha kujton takimin me Papa Françeskun në Tiranë: Privilegj t’i jepja titullin e Qytetarit të Nderit! Trashëgimia e tij do të jetojë gjithmonë

21 Prill 2025, 12:06 | Përditesimi: 21 Prill 2025, 12:06

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar si një udhëheqës shpirtëror dhe simbol të dashurisë, paqes dhe përkushtimit. Basha ka ndarë momentin kur është takuar me Papën kur vizitoi Shqipërinë në shtator të vitit 2014, kohë kur drejtonte bashkinë e Tiranës, ku edhe i dha titullin e Qytetarit të Nderit të kryeqytetit.

I.M/Shqiptarja.com