Basha në 'Pa Protokoll': S'do ketë kurrë 2 PD! Më 11 dhjetor s'ka Kuvend por festë themelimi! Berisha po përdor organizatat kriminale, prej 10 ditësh s'përgjigjet për këtë

19 Nëntor 2021, 21:29 | Përditesimi i fundit: 2021-11-19 22:45:47

Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi në emisionin Pa Protokoll në Report Tv se do të vijojë të jetë kryetari i PD-së edhe pas 11 dhjetorit të Kuvendit të Berishës, ndërsa konfirmoi se demokratët do të festojnë ditën e themelimit të partisë.

"11 dhjetori është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar. Asnjëherë PD-ja nuk ka zhgënjyer dhe nuk ka lënë në harresë ditën e themelimit të saj",