Bashkë apo të ndarë? Vokshi në Report Tv: Basha na përçau dhe iku! Berisha me koalicionet e duhura rikthen PD në pushtet! Kryeredaktori i RD: Kriza në PD, e shëndetshme

1 Prill 2022, 22:54

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.

E ftuar në studion e Report Tv, deputetja tha se Lulzim Basha si kryetar “i nxori mallin” e partisë komuniste, duke e paralelizuar me Enver Hoxhën për mënyrën sesi merrte vendimet brenda Partisë Demokratike.