Bashkëshortja e 71-vjeçarit: Kemi pastruar gjithë shtëpinë e nuk kemi gjetur armë! Vajza: Dy ditë shkuam tek gjyshërit, mund t'i ketë futur atëherë

29 Shtator 2020, 19:54

Në banesën e 71-vjeçarit ku u gjetën kallëpe tritoli dhe armatime të tjera, bashkëshortja e tij si dhe vajza mohojnë se ato kanë qenë më parë aty. Ata shprehen gjatë kohëve të fundit kanë pastruar dhe lyer shtëpinë por në asnjë vend nuk kanë gjetur armatime.

Vajza e Lefter Zhidrus thotë se armët mund të jenë futur vetëm ditën e ngjarjes. Ndërkohë vëllai i viktimës është shprehur se të vërtetën e ka vetëm bashkëshortja.

"Ne kemi pastruar të gjithë shtëpinë dhe nuk kemi gjetur kurrë armatime. Vetëm 1 muaj më parë kemi pastruar të gjithë shtëpinë si dhe dhomën ku ai mbante materialet e punës. Kemi hequr të gjitha materialet e panevojshme dhe i kemi hedhur" - tha bashkëshortja.

"Disa ditë përpara se të fillonte shkolla, unë dhe mami shkuam tek gjyshërit. Vetëm atëherë mund t'i ketë futur armët" - shprehet vajza.