Bashkëshortja e Lefter Zhidrus: Nuk kemi pasur kurrë dijeni se ka pasur armë, se di nga kanë dalë

29 Shtator 2020, 16:10 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 16:11:03

Bashkëshortja e Lefter Zhidrus, i cili mbeti i ekzekutuar nga RENA pas 5 orë negociatash në qytetin e Elbasanit, ka rrëfyer se ajo nuk kishte pasur kurrë dijeni për armët dhe nuk e di se nga kanë dalë. Ajo tha se Lefteri shkonte një herë në 5 ditë ose një herë në javë për të bërë furnizime në Tiranë pasi merrte materiale gomisterie, por kurrë nuk kishte para armë as në dorën e tij dhe as në shtëpi.

"Absolutisht nuk kemi ditur asgjë, im shoq ka pasur materialet e veta në një dhomë. Burri im ka qenë tepër i fryrë nga shteti se nuk lanë gjë pa i bërë dhe arriti deri këtu. Materialet e punës i sistemoi në një dhomë dhe nuk e dimë se çfarë kishte aty. Lefteri merrej me makinat bujqësore. Ne pastronim dhomën po gjithçka shihnim ishin hekura, gjëra të rënda, jo armë. Ishim mjete të rënda", tha Floresha Zhidru gjatë intervistës së saj në "Pa Gjurmë".