Bashkëshortjae Lefter Zhidrus: Iu luta policisë mos ma vrisni, vajza: Në ballkon pash babain

29 Shtator 2020, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 18:07:48

Floresha Zhidru tha se nuk e dinte ekzistencën e armëve, ndërsa kur ka dëgjuar të shtënat e armëve tha se kujtoi se ishte policia të cilëve i  ishte lutur që të mos i vrisnin bashkëshortin, por efektivët i kishin thënë se nuk ishin ata që po qëllonin. Edhe e bija 14 vjeçare tha se pa nga ballkoni babain me armë në dorë.

"Babi doli në ballkon pak më vonë se erdhi policia. Policinë e kërkova unë që babi të qetësohej dhe të mbyllej kjo ngjarje, thjeshtë njoftuam policinë për një konflikt as dhunë dhe as psikologë nuk kemi kërkuar. Na futën në një makinë përballë pallatit dhe nga makina pamë babin në ballkon dhe me armë në dorë. Menduam se gjuajti policia", tha vajza e viktimës.

"Krismat i dëgjuam, e kuptuam që aty kishte arme. Në fillim mendova se gjuajti policia dhe i thash mos ma vrisni burrin, nuk jemi ne më thanë", tha Floresha.

  •