Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve: Organizohuni në seksione, është çelësi për fitore në zgjedhje! Betejën tjetër e kemi me Ramën

20 Dhjetor 2022, 21:30

Rithemelimi i drejtuar nga ish kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje të Këshillit Kombëtar ku u diskutua për mënyrën e organizimit në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Përçarja brenda PD duket se do të përcillet sërish në zgjedhjet lokale, ku Rithemelimi do dalë me kandidatët e zgjedhur nga ‘Primaret’ e mbajtura në bashkitë e vendit.