Berisha: Rama dhe Kim, betejë e turpshme për kreun e SPAK! Shkresën me shënim 'për Shkëlzenin', e di me emër dhe mbiemër kush e ka falsifikuar

16 Dhjetor 2022, 16:00

Deklaratat e Edi Ramës dhe Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Sali Berisha i cilëson si betejë të turpshme në një tragjikomedi të paimagjinueshme. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se ambasadorja amerikane nuk njeh kufi pasi sipas tij mbron në minumim dështimin e reformës në drejtësi.