‘Beteja’ kundër Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha mbështetje të pakufishme nga Kim, por jo nga demokratët! Kadilli: S’ka ambasador në botë të bërtasë si në shkallët e PD

24 Shtator 2021, 22:10

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës, madje tha se demokracia është një parti opozitare që lulëzon.

Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, kryetari i FRD Sali Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja të ftuar në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv kanë qenë të një mendimi se Kim sot përmes deklaratave të saj dha një mbështetje si asnjëherë më parë ndaj Bashës, edhe në "betejën" e tij të fundit me "babain e tij politik" Sali Berisha pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, me kërkesë të SHBA, e cila e ka shpallur "Non Grata".