‘Bija ime mos dashuro burrin e mamasë’/E pazakontë, gjysh i 18 nipërve rrëmben 15 vjeçaren

21 Shtator 2020, 18:22

Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjecari dhe një të miture 15 vjece, u rrëfye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘ në Report TV, nga nëna e vajzës, Violeta Dobruna. Pas një bashkëjetese prej dy vitesh më Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti. Violeta Dobruan e ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ e lënduar nga gjithcka ka ndodhur me të bijën kërkon kontakt me të. Ajo dyshon se vajza është rrëmbyer nga ish-bashkëjetuesi me qëllime shfrytëzimi. Për Violetën, nënë e katër fëmijëve, kjo ngjarje e ka zanfafillën në vitin 2013 kur, pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj nis një mardhënie të re dashurie me Istrefin, gjyshin e 18 nipërve. Ajo rrëfen sesi zbuloi raportin e partnerit të saj me të bijën e mitur prej 9 muajsh.