Bishtaja me oriz nga zonja Albana

22 Maj, 11:34 | Përditesimi: 22 Maj, 11:34

Bishtaja me oriz

Përbërësit:

  • 500 gr bishtaja
  • 1 qepë
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 3 domate
  • 1 spec i kuq
  • 1 lugë gjelle majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë bishtajat, u heqim fijet dhe i presim në copa të vogla. Në tenxhere kaurdisim qepën e grirë hollë me vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë bishtajat dhe i përziejmë për pak minuta. Hedhim domatet e grira, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Shtojmë ujë sa të mbulojë përbërësit (pak më shumë për të gatuar orizi). E lëmë të ziejë në zjarr mesatar derisa bishtajat dhe orizi të zbuten. Në fund e spërkasim me majdanoz të freskët të grirë.

MC/Shqiptarja.com