Biskota me sherbet nga zonja Albana

18 Dhjetor, 11:52 | Përditesimi: 18 Dhjetor, 11:52

Biskota me sherbet

Përbërësit:

  • Biskota sipas dëshirës
  • Arra të grira
  • Gjalpë i shkrirë
  • 400 ml ujë
  • 300 gr sheqer
  • 1 majë luge limontoz ose 1 fetë limon
  • 1 vanilje

Përgatitja:

Vendosim biskotat në tavë, sipër shtojmë arrat e grira dhe i spërkasim me gjalpin e shkrirë. I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin, në tenxhere hedhim ujin, sheqerin, fetën e limonit dhe vaniljen. E ziejmë 10 minuta nga momenti i vlimit, derisa të lidhet lehtë. Shërbetin e nxehtë e hedhim mbi biskotat e sapopjekura. I lëmë të pushojnë derisa ta thithin plotësisht shërbetin.

MC/Shqiptarja.com